Një haker i cili pretendon se është autori i dy piraterive në strukturat e Partisë Demokrate amerikane, publikoi adresat e-mail, numrat e telefonit dhe informacione të tjera personale të rreth 200 ligjvënësve të Kongresit amerikan.
Hakeri, i cili e quan veten Guccifer 2.0, publikoi një dokument me kontaktet e 194 personave anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të Kongresit, si dhe një listë me fjalëkalime në faqen e tij Wordpress.
Ai shkruante se zgjedhjet presidenciale amerikane po kthehen në një farsë, dhe përmendëte një piraterim të mëparshëm në strukturat e Komitetit Demokratik Kombëtar, i cili tregoi se disa ligjvënës mund të kenë qenë mbajtur anën e zonjës Hillary Clinton në zgjedhjet paraprake. Sipas tij, këto të dhëna tregojnë se “çdo gjë është duke u vendosur në prapaskenë”.
Publikimi i kontakteve personale konsiderohet si relativisht i padëmshëm, por ligjvënësit janë të shqetësuar se një pirateri e tillë nënkupton se një haker mund të hyjë edhe në emailet e tyre personale.