Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi e nxorën fituese Partinë Përparimtare të kryeministrit Aleksandër Vuçiç, i cili tha se do të provojë të përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane, por do të ruajë njëkohësisht edhe lidhjet me Rusinë. Zgjedhjet rikthyen në parlament edhe grupe të djathta që kundërshtojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe kërkojnë orientimin drejt Rusisë si aleate tradicionale e Serbisë.
Your browser doesn’t support HTML5