Sulme ajrore të Turqisë mbi ISIS

Avionët luftarakë turq kryen sulmet e para ajrore si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit Shteti Islamik në Siri, thuhet në një deklaratë sot të Ministrisë së Jashtme.

Avionët luftarakë filluan të venë në shënjestër objektiva të ISIS të premten në mbrëmje përgjatë kufirit me Sirinë që vlerësohet të jenë kërcënuese për Turqinë.

Pas disa muaj vonesash, Turqia ra dakort muajin e kaluar të marr një rol më aktiv në luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik. Avionët turq përdorën bombat inteligjente për të sulmuar pozicionet e Shtetit Islamik në Siri, pa kaluar hapësirën ajrore siriane dhe më pas Turqia lejoi avionët luftarakë amerikanë të ngriheshin nga një bazë ajrore e rëndësishme pranë kufirit sirian.

Sulmet turke vijnë pasi zyrtarët turq dhe amerikanë njoftuan se kanë arritur një marrëveshje teknike për bashkëpunim, që bën thirrje për Turqinë të integrohet plotësisht në koalicionin e fushatës ajrore.