Autoritetet, jo emigrimit në Gjermani

Autoritetet e Shqipërisë po u kërkojnë qytetarëve që të mos emigrojnë për të kërkuar azil në Gjermani dhe në vende të tjera perëndimore. Zëvendës ministrja e Brendshme Elona Gjebrea inspektoi sot pikën kufitare të Kakavijës dhe u takua me zyrtarët e lartë të kufirit. Në këtë pikë në kufi me Greqinë po qëndron edhe një mision policor gjerman i cili po e ndihmon policinë shqiptare të parandalojë ikjen e qytetarëve shqiptarë për azil në Gjermani.