Ambasadoria e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha sot gjatë një takimi me të rinj të Universitetit të Shkodrës se zgjedhjet vendore janë të rëndësishme, pasi përcaktojnë cilësinë e jetës së gjithsecilit. Ambasadoria u ndal në disa problematika si presioni për blerjen e votës apo votimi familjar dhe u bëri thirrje të rinjve të reagojnë kur shikojnë parregullsi në procesin e votimit.
Duke ju pergjigjur pyetjeve të të rinjve ambasadoria tha se, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, janë bërë përparime për heqjen nga kandidimi të përsonave të inkriminuar, por shtoi se ky proces duhet të jetë i plotë.
Your browser doesn’t support HTML5