Ullishta e Valdanosit në bregdetin e Ulqinit, e cila është ndër më të njohurat në Mesdhe, është pothuajse e shkatërruar si pasojë e çështjes së pronësisë.Ullishta gjatë viteve të kaluara ishte nën menaxhimin e ish Ushtrisë Jugosllave, e cila planifikonte të ndërtonte një bazë të madhe ushtarake në Adriatik. Ullishtarët dhe shoqatat civile, sot shprehin shqetësimin me gjendjen e krijuar dhe kërkojnë që sa më parë të bëhet kthimi i pronës dhe mbrojtja e saj.
Your browser doesn’t support HTML5