Komuniteti mysliman i Kosoves denon sulmin ne Paris
Your browser doesn’t support HTML5
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dënoi ashpër sulmin dhe vrasjet e së mërkurës në Paris. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai tha se ngjarjet e tilla nuk kanë të bëjnë me besimin, ndërsa vlerësoi lartë rolin e Francës në luftën për çlirimin e Kosovës.