Udhëheqësit ushtarakë amerikanë po raportojnë para Presidentit Barack Obama për “detajet operacionale” të fushatës kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.
Presidenti po takohet sot me Gjeneralin Lloyd Austin, kreu i Komandës Qendrore amerikane në Lindjen e Mesme dhe zyrtarë të tjerë. Ata po diskutojnë për përpjekjet për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për të realizuar objektivin që ka deklaruar presidenti Obama për dobësimin dhe shkatërrimin e Shtetit Islamik që ka marrë nën kontroll një territor të gjerë në Irak dhe Siri.
Zoti Obama do të flasë gjithashtu para trupave amerikane në Bazën e Forcës Ajrore MacDill, ku është vendosur Komanda Qendrore në Tampa të Floridës.
Sesioni i strategjisë i zotit Obama me zyrtarë ushtarakë vjen ndërsa trupat irakiane, me mbështetjen e tre goditjeve të tjera ajrore amerikane, luftuan me kryengritës së Grupit Islamik në jug të Bagdaditm, në një zonë të njohur si “trekëndëshi i vdekjes”.