Moda e teknologjisë nga Apple

Bota e modës nuk ka arritur në një gjykim unik për produktet e reja që kompania Apple ka hedhur në treg. Pati nga ata që nuk u kursyen lëvdatat për orën Apple për dizenjon elegante dhe të thjeshtë, por disa blogerë të botës teknologjike thanë se ora kishte një pamje më shumë mashkullore gjë do ta kufizonte klientelën e saj.

Ora ka një pamje tradicionale me një fushë të vogël. Ajo ka edhe një buton në anë, të ngjashëm me atë që dikur përdorej për të kurdisur orët, por tani thjesht shtypet për të ndryshuar informacionin në fushë.

Klientët mund të zgjedhin orë me rrip metalik apo lëkure, modele tradicionale apo më sportive me ngjyra të ndezura. Një analiste e produkteve të teknologjisë thotë se ora nuk është e këndshme për syrin, se ajo është dizenjuar si një produkt teknologjik, jo i modës sidomos për klientet femra. Sipas analistëve të tregut, ata që ndjekin modën me fanatizëm do të kërkojnë diçka më origjinale, se sa një orë që thjesht sjell nostalgjinë e kohëve të vjetra të orëve me kurdisje.