Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 gusht?

  • Astrit Lulushi

Robespierre

1792 –Francë; Maximilien Robespierre, anti-monarkist, paraqet peticionin e Komunës së Parisit në Kuvendin Legjislativ, duke kërkuar formimin e një gjykate revolucionare – dhe gjykata që Robespierri propozoi çoi në giotinë qindra njerëz, përfshi mbretin dhe vetë Robespierrin.

1896 – 3 eksplorues: Skookom Jim, Dawson Charlie dhe George Carmack me gruan e tij, Kate, zbulojnë ar ndërsa po kalonin në përroin Rabbit, degë e lumit Klondike në Alaska – lajmi krijoi ethet e arit. Psikologjikisht, ari në Klondike u bë aq i arritshëm sa edhe i vrazhdë, sa romantik aq edhe i dhunshëm - vetëm një pjesë e vogël prej 100.000 njerëzve që vërshuan plot lakmi për pasuri në Klondike, arritën të pasuroheshin; luftë tregtare mes qyteteve e shteteve u shpall; Seattle dhe San Francisko konkurruan më ashpër për biznes e sipërmarrje në rajonin e arit; gazetat e kohës e quajtën këtë fenomen "Klondicitis" Të tre zbuluesit patën fate të përziera: George Carmack la gruan e tij, Kate, e cila nuk mundi t'i përshtatej jetës së re - dhe jetuan relativisht në bollëk; Skookum Jim siguroi të ardhura të shumta, duke i dhënë minierat me qera, vetë nuk pranoi të prekte punë me dorë; Dawson Charlie shpenzoi thuajse çdo gjë që fitoi nga ari i tij, dhe vdiq në aksident, në gjendje të dehur.

1927 - Gara ajrore Dole filloi nga Oakland, Kaliforni nga ku 8 aroplanë u nisën për në Honolulu, Hawaii – gjashtë nga tetë aeroplanët u rrëzuan ose u zhdukën, vetëm dy përfunduan garën.

1929 - Shpërthejnë trazirat në Palestinë midis palestinezëve arabë dhe hebrenj - sulmet mes dy grupeve vazhduan deri në fund të muajit - si pasojë, 133 hebrenj dhe 116 arabët u vranë.

1977 - Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç. Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi 'country, rock, e bluz'. Edhe pse kishte zë të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues. Interesi popullor për Elvisin ka mbetur i lartë; shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, është kthyer në një vend tërheqës për vizitorë.

1989 – Një shpërthim diellor krijon stuhi gjeomagnetike në Tokë që ndikoi djegien e shumë mikroprocesorëve, duke çuar në ndaljen e të gjitha tregtimeve në bursën e Torontos.

Mendim i ditës
“Njeriu me mendje të lartë duhet të kujdeset më shumë për të vërtetën se sa për atë që mendojnë të tjerët”.
Aristoteli