Ministrat e Jashtëm të Bashkimit europian i hapën sot dritën jeshile dhënies së statusit kandidat Shqipërisë, I cili do të duhet të formalizohet nga krerët e 28 vendeve anëtare në fundjavë. Vendimi u mirëprit nga e gjithë klasa politike në Tiranë. Në një konferencë të posacme shtypi kryeministri Edi Rama tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe një shenjë e qartë për drejtimin e rrugëtimit të vendit.
Pasi katër herë me radhë e kishin refuzuar dhënien e Statusit kandidat Shqipërisë e cila kishte bërë kërkesë për anëtarsim që në 2009, ministrat e Jashtëm të Bashkimit europian vendosën sot se vendi është i gatshëm për këtë hap. Tanimë në fundjavë, në mbledhjen e krerëve të shteve të Bashkimit europian, kjo cështje do të jetë vetëm një formalitet që mbetet për tu zyrtarizuar.
Në Tiranë, menjëherë pas lajmit të bërë publik fillimisht nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të posacme për shtyp. “Nuk është fundi i rrugës sonë drejt anëtarësimit të plotë në familjen europiane, por është një hap shumë i rëndësishëm përgjatë kësaj rruge, dhe mbi të gjitha është një shenjë shumë e qartë për drejtimin e rrugëtimit tonë, që nga sot ka më shumë shpresë e më shumë prespektivë për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, u shpreh zoti Rama.
Në përfundimet e tyre për Shqipërinë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare nënvizojnë se vendi “duhet të veprojë me vendosmëri ndaj të gjithë rekomandimeve të raportit të Komisionit dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm e gjthëpërfshirës të përparësive kyce, vecanërisht reformën e administratës publike dhe gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat e antidiskriminimit, përfshirë pakicat dhe trajtimin e tyre të barabartë, dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë”.
Kryeministri Rama tha se është i vetdijshëm se rruga që vendi ka përpara është një ecje në të përpjetë: “Procesi vjen duke u bërë më intensiv, rruga vjen duke u bërë më e vështirë dhe jo më e lehtë, dhe sfida vjen duke u bërë më e madhe dhe jo më e vogël, dhe në këtë aspekt, ne jemi të bindur se do tja dalim pavarësisht nga kushtet që do të vendosen”.
Edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ndërsa përshëndeti vendimin e sot, theksoi se vendi ka përpara tani një tjetër stacion të rëndësishëm: “Eshtë fillimi i një rrugëtimi tjetër. Një stacion i rëndësishëm po përmbyllet, më së fundmi, por një stacion tjetër në pret, hapja e bisedimeve, përfundimi me sukses i të cilave, con drejt anëtarësimit të plotë të vendit drejt BE-së. Lajmi i shumëpritur që morëm sot, të na shërbejë për të kuptuar se tani steka është ngritur më lart, se nga gjithsecili nga ne pritet më shumë, vecanërisht nga politikbërësit dhe vendimmarrësit që kanë në dorë fatet e qytetarëve”.
Në përfundimet e sotme Këshilli edhe një herë tërhoqi vëmendjen se “një dialog i vazhdueshëm e i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës në reformat që lidhen më Bashkimin europian do të mbetet një faktor i rëndësishëm që Shqipëria të bëjë përpara në rrugën e saj të integrimit europian.
“Jemi të gatshëm të dëgjojmë e diskutojmë cdo opsion që opozita ka për cdo ligj e reformë, por shqiptarët nuk mund të presin më, shqiptarët duhet të ecin më shpejt. Dhe vetëm një gjë nuk mund t’ja japim opozitës, që ne të rrimë në vendnumëro bashkë me të”, deklaroi zoti Rama
Klima e deritanishme mes palëve nuk ka qenë aspak e favorshme. Mbetet të shihet se cfarë do të ndryshojë tani pas vendimit për statusin, në javët e muajt që do të vijnë kur përpara janë reforma të rëndësishme.
Your browser doesn’t support HTML5