Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 mars?

  • Astrit Lulushi

Anne Bonny

1700 - Lindi Anne Bonny irlandeze-amerikane - pirate e famshme që vepronte në Karaibe. Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla. Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.

1722 - Mbreti afgan Mir Mahmud pushton Persinë.

1787 - Në Varshavë lindi Karl Ferdinand von Graefe, mjek gjerman që ndihmoi në krijimin e kirurgjisë plastike moderne. Ai ishte inspektor i spitaleve ushtarake gjermane gjatë luftrave të Napoleonit (1800-1815); shërbeu si profesor i kirurgjisë dhe drejtor i klinikës kirurgjikale në Universitetin e Berlinit (1810-1840). Graffe përmirësoi të ashtuquajtërën "medodë indiane" të kirurgjisë, dhe ringjalli "metodën italiane" të kirurgjisë plastike të hundës të shekullit të 16-të. "Metoda indiane" përdor marrjen e lëkurës nga balli i pacientit për të zevendësuar lëkurën e dëmtuar, ndërsa sipas "metodës italiane" lëkura merret nga krahu.

1911 - Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet për herë të parë në Kopenhagë, Danimarkë, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane. Clara Zetkin (1857 - 1933) ishte teoriciene marksiste me Partinë Social Demokratike të Gjermanisë (USPD); në krahun e ekstremit të majtë, Liga Spartakiste, që më vonë u bë Partia Komuniste e Gjermanisë.

1913 - SHBA - Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) fillon mbledhjen e taksave mbi të ardhurat. Ndërsa në vitin 1985, IRS zbuloi se Amerika kishte 407-mijë milionerë, ose dy here më shumë se në vitin 1980.

1917 - Fillon Revolucioni rus në Petrograd (Leningrad, Shën Petersburg).

1930 - Mohatma Gandhi fillon mosbindjen civile, duke sfiduar monopolin britanik të kripës; një vit më vonë, qeveria britanike do ta thërriste në Londër për bisedime; dhe Gandhi tha se nuk do të pranonte asgjë më pak sesa pavarësi për Indinë.

1958 - Shkrimtari nobelist William Faulkner thotë se shkollat amerikane janë shndërruar në kopshte për të mbajtur fëmijët ndërsa prindërit e tyre shkojnë në punë.

1973 - Paul & Linda McCartney gjobiten me 100 sterlina për kultivim kanabis.

1974 - Hapet aeroporti Charles de Gaulle në Paris, Francë.

1983 - Presidenti Reagan e quan Bashkimin Sovjetik "Perandori djalli".

1994 - Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpall ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës.

1995 - Ftohje globale - temperaturat arrijnë në minus 32,2 gradë Celsius në Bismark, Dakota e veriut.

1997 - Mbretëresha britanike Elizabeth II hap faqen e parë mbretërore të internetit (www.royal.gov.uk/)

Mendim i ditës
E kaluara kurrë nuk vdiq, madje nuk është as e kaluar.”
William Faulkner