1961 - "për shkak të shkeljeve të porosive të Leninit, trupi i Stalinit vendoset në një varr të thjeshtë"
1885 - Lindi Ezra Weston Loomis Pound - poet amerikan, kritik i lëvizjes moderniste; kërkonte kthim në vlerat klasike në saktësi, qartësi, ekonomi të gjuhës. Punimet më të njohura të tij përfshijnë "Ripostes" dhe "Cantos" të pa përfunduara. Ezra Pound ishte amerikan i mërguar; në Londër e Paris në fillim të shekullit të 20-të, ku punoi si redaktor i disa revistave letrare amerikane dhe ndihmoi për të zbuluar e popullarizuart shkrimtarë si TS Eliot, James Joyce, Robert Frost, Ernest Hemingway; "Ezra mbron miqtë kur sulmohen; rri zgjuar gjithë natën me ta kur pretendojnë se janë duke vdekur; heq nga kokat e tyre idenë për të vrarë veten; merr përsipër shpenzimet spitalore; nxit botuesit për të marrë librat e tyre", ka shkruar Hemingway për Ezrën. I revoltuar nga vrasjet e shumta në Luftën e Parë Boterore, midis dy luftrave Ezra Pound, hebre, përqafon fashizmin e Benito Musolinit dhe shpreh mbështetje për Adolf Hitlerin; ai bëhet folës radioje me pagesë nga qeveria fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore për qindra transmetime kundër Shteteve të Bashkuara. Më 1945, Ezra arrestohet për tradhti nga forcat amerikane në Itali; u mbajt në paraburgim në një fushim ushtarak amerikan në Pisa, ku 25 ditë i kaloi jashtë në natyrë në një kafaz të ngushtë, me shufra hekuri. Kjo i shkaktoi një krizë nervore; mjeku e shpall të paaftë mendërisht për të dalë në gjyq dhe dërgohet në spitalin psikiatrik St Elizabeths në Uashington, DC, ku mbahet për 13 vjet si pacient dhe i burgosur. Në paraburgim në Pisa, Ezra shkroi pjesën e Cantos, e njohur si "Pisan Cantos", për të cilat, më 1949, Biblioteka e Kongresit e nderoi me Çmimin Bollingen, duke shkaktuar polemika të shumta. Ezra doli nga spitali në vitin 1958 dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri sa vdiq më 1972. Pikëpamjet politike bënë që puna e Ezras të mbetej në hije. Ernest Hemingway, megjithatë shkroi se "vepra më e mirë e tij - Cantos - do të qëndrojë për aq kohë sa ekziston letërsia".
Nga Ezra Pound
- "Imoralitet"
(shqipërim)
"Këndo për dashuri e plogështi,
Çdo gjë tjetër është pa vlerë
Në shumë vende kam qenë
Mes njerëzve s'pashë gjë tjetër.
Do t' pranoja më mirë ëmbëlsi
Lulesh zije të vyshkura.
Sesa të bëj punë të mëdha
që njerëzit të më dallonin."
1938 - Orson Welles transmeton në radio pjesën e dramatizuar Lufta e Botëve, nga libri H. G. Wellsit, duke shkaktuar një valë paniku mes audiencës, e cila mendoi se pjesa që luhej ishte emision lajmesh ku spikeri thoshte se planeti po sulmohet nga jashtëtokësorët.
1953 - Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower miraton zyrtarisht dokumentin tepër sekret të Këshillit të Sigurisë Kombëtare , ku urdhërohet që arsenali amerikan i armëve bërthamore duhet të ruhet dhe të zgjerohet për t'iu kundërvënë kërcënimit komunist .
1961 - Sovjeti suprem i Bashkimit Sovjetik vendosi se për shkak të "shkeljeve të porosive të Leninit", trupi i Joseph Stalinit të hiqet nga vendi i nderit brenda mauzoleut të Leninit dhe të vendoset në një varr të thjeshtë pranë murit të Kremlinit.
1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp - ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge. Si konservator e monarkist i alarmuar nga përhapja e komunizmit dhe në vitet 1930 ndërpret studimet e shkon në Spanjë, ku u bashkua me forcat nacionaliste spanjolle. Gjate luftës se dytë botërore, Kemp merr pjesë në operacionet speciale britanike ne Shqiperi e Kosovë. Më 1956, ai u ndodh në Hungari dhe raportoi si gazetar mbi revolucionin hungarez dhe shtypjen që i bënë tanket sovjetike; Kemp ndihmoi shumë studentë hungarezë për të ikur në Austri, duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurt. Peter Kemp ishte i pranishëm në Kongon Belge gjatë trazirave që çuan në pavarësinë e Zairese; ai mbuloi revolucionet në Amerikën Qendrore dhe Jugore si korrespondent i jashtëm për revista a gazeta britanike. Libri i tij i parë 'Mine was Trouble' përshkruan përvojat në Luftën Civile të Spanjës. Libri tjetër, 'No Colours or Crest' tregon përvojat gjatë kohës së luftës së dytë botërore kryesisht në Shqipëri, Më 1990, 3 vjet para se të vdiste, Peter Kemp Kemp përfundoi edhe autobiografinë me titull 'The Thorns of Memory'.
Mendim i ditës
"Letërsia është lajm që mbetet lajm".
Ezra Pound