Histori: Çfare ka ndodhur me 28 tetor?

  • Astrit Lulushi

Battle of Yaunis Khan

1940 - Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore...

28 Tetor

Histori: Çfarë ka ndodhur më 28 tetor?

Astrit Lulushi

1516 - Beteja e Yaunis Khan : Forcat turke nën vezirin e madh Hadim Sinan Pasha mposhtin Mamelukët pranë Gazës. VezirI i madh, një ish-rob i krishterë nga sanxhaku i Shqipërisë, u vra aty nga fundi i betejës. Sulltani citohet të ketë thënë me keqardhje: "Fituam betejën, po humbëm Sinanin."

1636 - Një votim i Këshillit së Madh të kolonisë së Gjirit Masaçusetts themelon kolegjin e parë amerikan duke ndarë një fond prej 400 stërlinash për atë që njihet sot si Universiteti i Harvardit.

1704 - Vdiq John Locke, i njohur gjerësisht si ati i liberalizmit klasik; mjek dhe filozof anglez me ndikim në idetë dhe mendimn. Teoria e tij përmendet shpesh si origjina e koncepteve moderne të njohjes së vetes ose vetëdijes. Lidhur me anën materiale, Xhon Loku argumenton se prona është një e drejtë e natyrshme dhe rrjedh nga puna. Sipas tj, prona i paraprinë qeverisë prandaj qeveria nuk ka të drejtë t'a tjetërsojë atë në mënyrë arbitrare. Karl Marksi, pas më shume se 150 vjetësh, e kritikoi teorinë Lokut, duke thënë se është mënyra e prodhimit që përcaton kushtet e jetës materiale, shoqërore, politike dhe intelektuale; dhe se nuk është vetëdija e njerëzve që përcakton ekzistencën e tyre, por anasjelltas.

1922 - Marshimi në Romë : fashistët italianë të udhëhequr nga Benito Musolini hyjnë në Romë dhe marrin kontrollin e qeverisë. Mbreti Viktor Emanueli III emëron Musolinin si kryeministër.

1940 - Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Italia u befasua nga qendresa dhe kunderpergjigjia greke. Lufta filloi pasi diktatori grek Ioannis Metaxas hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin e territorit grek. Forcat italiane pushtuan Greqinë. Ushtria greke kundërsulmoi dhe detyroi italianët të tërhiqeshin. Nga mesi i dhjetorit, grekët kishin hyrë në gati një të katërtën e Shqipërisë. Në mars të vitit 1941, në një kundër-ofensive italianët përsëri humbën. Për këtë humbje, më vonë, gjeneralët italianë dhe Musolini do të fajësonin shqiptarët. Dy batalione të quajtur Tomorri dhe Gramshi, të formuar me shqiptarë iu bashkangjitën ushtrisë italiane gjatë konfliktit; Megjithatë, shumica e tyre dezertoi - Në prill të vitit 1941, Gjermania naziste i vjen në ndihmë Italisë dhe pushton Greqinë përmes Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Në 12 prill, ushtria greke filloi të tërhiqej nga Shqipëria. Më 20 prill, ushtria greke e Epirit dorëzohet tek gjermanët, dhe më 23 prill të vitit 1941 nënshkruan armëpushimin. Kështu mori fund Lufta italo - greke. Fitorja greke gjatë ofensivës italiane në tetori 1940 ishte fitorja e parë aleate dhe ndihmoi për të ngritur moralin në Evropën e pushtuar. Disa historianë, si John Keegan, argumentojnë se kjo fitore mund të ketë ndikuar edhe rrjedhën e gjithë luftës, duke detyruar Gjermaninë t'a shtynte datën e pushtimit të Bashkimit Sovjetik, pasi iu desh të ndihmonte Italinë kundër Greqisë. Kjo vonesë bëri që pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik të mos kryej para fillimit të dimrit të ashpër rus, siç ishte planifikuar, duke çuar kështu në humbjen gjermane në Betejën e Moskës.

1948 - Kimisti zviceran Paul Muller nderohet me Çmimin Nobel për mjekësi për zbulimin insekticidit të njohur si DDT. Por në vitin 1962, biologia amerikane Rachel Carso botoi libri "Silent Spring", ku ajo klasifikon ndikimet mjedisore të spërkatjes pa dallim me DDT në SHBA dhe vë në pikëpyetje logjikën e çlirimit në sasi të mëdha të kimikateve në mjedis pa kuptuar plotësisht efektet e tyre në shëndetin e njeriut apo mjedis Libri sugjeroi që pesticidet DDT dhe të tjera mund të shkaktojnë kancer dhe se përdorimi i tyre bujqësor ishte një kërcënim për kafshë të egra, veçanërisht zogjtë. Publikimi i këtij libri ishte një nga ngjarjet që shënoi lindjen e lëvizjes mjedisore, dhe rezultoi në revoltë të madhe publike që përfundimisht çoi në ndalimin e DDT-së për përdorim bujqësor në SHBA në vitin 1972. Ky kimikat u ndalua më pas për përdorim bujqësor në mbarë botën në bazë të Konventës së Stokholmit, por përdorimi i kufizuar vazhdon dhe çeshtja mbetet e diskutueshme.

1961- Retorika sovjeto - shqiptare arrin kulmin kur Hrushovi nga tribuna e kongrestit të partisë komuniste sovjetike, deklaron se fundi i kultit të individit për Enver Hoxhen, Mehmet Shehun e udhëheqës të tjerë të lartë shqiptarë, praktikisht do të sillte fundi i tyre në krye të vendit; "ata nuk duan që kjo të ndodhë, ndërsa ne e kemi bërë", tha Hrushovi.. Pak ditë më vone, Hoxha iu pergjigj nga tribuna e kuvendit popullor se "populli shqiptar dhe PPSH-ja do të hanë edhe bar por nuk do të shiten për 30 aspra" (nuk do t'i tradhëtojnë parimet komuniste, siç kishte aluduar Hrushovi se Shqiperia pa ndihma nga Moska do t'i drejtohej perëndimit). Të dy udhëheqësit komunistë a ateistë, i referoheshin Bibles, dhe 30 monedhave prej argjendi me të clat Juda u pagua kur tradhëtoi Jezusin.

1962 - Fundi i krizës së raketave kubane : Nikita Hrushovi urdhëron heqjen e raketave sovjetike nga Kuba.

Mendim i ditës

"Ëndërrim është kur idetë notonjë në mendjet tona, pa reflektim a dëshirë për t'i kuptuar".

John Locke