Diskutim mbi zhvillimet e fundit në Ballkan
Your browser doesn’t support HTML5
Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk ka arritur normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, tha kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti. Në një diskutim të zhvilluar në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në universitetin Johns Hopkins, zoti Kurti shprehu kundërshtimin e partisë së tij për marrëveshjen e arritur mes kryministrave Thaçi dhe Daçiç. Ndërkohë, analistët Edward Joseph dhe Daniel Serwer thanë se marrëveshja është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë dhe i hap rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.