Senatori McCain kaloi nga Turqia për në Siri me komandantin e Ushtrisë së Lirë rebele siriane
Senatori amerikan me ndikim John McCain ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Siri për t'u takuar me rebelët që po luftojnë në një konflikt dy-vjeçar për të larguar presidentin Bashar al-Asad.
Ndihmësit e senatorit McCain thonë se senatori kaloi nga Turqia për në Siri me komandantin e ushtrisë së lirë rebele siriane, gjeneralin Salam Idris, të hënën, dhe qëndroi në Siri për disa orë para se të kthehej në territorin turk.
Senatori McCain është një nga zërat kryesorë në Kongresin amerikan që po bën thirrje për ndihmë më të madhe amerikane për rebelët sirianë. Vizita e tij e shkurtër në Siri e bën atë një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë që kanë hyrë në atë vend që kur filloi lufta civile pas protestave paqësore në mars 2011.
Në një intervistë me blogun amerikan Daily Beast, gjeneral Idris tha se senatori McCain u takua me rebelët e Ushtrisë së Lirë siriane në të dyja anët e kufirit turko-sirian. Gjeneral Idris tha se rebelët kishin ardhur nga e gjithë Siria që të parë e takuar ligjvënësin e shquar amerikan.