Brazil, mjekja vrau pacientët?

Në Brazil, Ministria e Shëndetësisë po shqyrton dosjet mjekësore të 300 pacientëve, ndërsa vazhdon hetimin ndaj një mjekeje që dyshohet se ka vrarë 7 nga pacientët e saj, të sëmurë të pa shpresë.

Ministria thonte përmes një deklarate se Virginia Soares de Souza dhe 7 ndihmës të saj dyshohen se i kanë injektuar pacientëve të sëmurë rëndë, të pashpresë, një koktej drogash dhe se i kanë lëvizur aparatin e frymëmarrjes, në spitalin evangjelist të Curitibës, në Brazilin jugor.

Mjekja De Souza u arrestua fillimisht në shkurt, por pastaj u lirua me kusht një javë më parë, në pritje të rezultatit të hetimeve. Hetuesit tani janë duke studjuar rekordet mjekësore të 300 pacientëve të tjerë të ndjekur nga mjekja.