Marrëdhëniet Kosovë–Serbi dhe integrimet evropiane

Ish ministri i jashtëm jugosllav, Goran Svilanoviç, tha sot në Prishtinë se Kosova dhe Serbia do të duhej të shfrytëzonin bisedimet e javës së ardhshme për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai i bëri këto komente gjatë një konference mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimet të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Zoti Svilanoviç, i cili aktualisht është sekretar i përgjithshëm i këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë tha se një marrëveshje e mundshme do të ishte thelbësore për rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane dhe një shembull për tërë rajonin.

http://www.youtube.com/embed/8NUUSTbORlc