Nesër Komisionerja e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton shkon në Prishtinë për bisedime me autoritetet më të larta të vendit. Kjo vizitë vjen pas takimit në Bruksel me udhëheqësit serbë dhe disa ditë para takimit të ardhshëm mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të cilëve po u kërkohet të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për Veriun e Kosovës.
Nëse Prishtina dhe Beogradi po bëjnë hapa drejt afrimit të qëndrimeve të tyre për veriun, kjo nuk është e dukshme po të kesh parasysh deklaratat e fundit.
http://www.youtube.com/embed/Mk6rw9DtH8k
Analisti Daniel Serwer i Fakultetit të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, thotë se Serbia vazhdon të ketë pretendim territorial mbi gjithë Kosovën.
“Kjo për mua është e bën marrëveshjen të pamundur. Nuk e imagjinoj dot se si mund të ecet përpara nëse ky pretendim vazhdon të ekzistojë. Unë e di që Serbia nuk hyn dot në BE nëse vazhdon me këtë pretendim”.
Zoti Server thotë se edhe nëse sikur 21 nga 22 vendet e BE-së që e njohin Kosovën të binin dakord të anëtarësonin Serbinë pa vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, Gjermania nuk do ta lejonte një gjë të tillë.
Por analisti Obrad Kesic i firmës konsultative TSM thotë se mund të jetë arritur përparim por mund të mos jetë duke u bërë publik.
“Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje sepse megjithëse qëndrimet duken shumë larg mes Beogradit dhe Prishtinës, ato janë më të afërta sesa duket në pamje të parë. Si Beogradi edhe Prishtina kanë pranuar një farë zgjidhjeje që përfshihet në Planin Ahtisaari, por asnjëra nga palët nuk do që të flasë për të shkuar përtej tij”.
Ai shton se Beogradi nuk e ka pranuar asnjëherë planin, prandaj e paraqet çdo propozim si diçka të re, ndërsa Prishtina nuk do të flasë për asgjë që shkon përtej planit Ahtisaari. Zoti Serwer thotë se Beogradi nuk mund të shpresojë të përfitojë nga Plani Ahtisaari kur nuk e ka njohur atë.
“Nuk mund të pretendosh të drejtat e tua mbështetur në një marrëveshje që nuk e ke nënshkruar, pa pranuar përgjegjësitë e asaj marrëveshjeje”.
Zoti Serwer thotë se Beogradi duhet të gjejë një mënyrë që ta njohë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës duke pretenduar njëkohësisht disa të drejta në bazë të planit Ahtisaari dhe mund ta bëjë këtë duke dërguar një ambasador ose duke lejuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Thelbi i mospërputhjes së qëndrimeve mes dy vendeve është se Serbia do që institucionet lokale në Veri të kenë kompetenca ekzekutive, ndërsa Prishtina flet për asocacion. Zoti Serwer thotë se Plani Ahtisaari parashikon disa kompetenca ekzekutive, ndërsa zoti Kesic thotë se thelbi është a mund të miratojë veriu ligje veç nga institucionet në Prishtinës.
“Beogradi do që veriu të ketë atë nivel autonomie që i lejon veriut miratimin e ligjeve lokale, kontrollin e policisë lokale dhe gjykatave, sistemit shëndetësor dhe arsimit dhe Prishtina e sheh këtë si Ahtisaari Plus. Për ata çdo gjë përtej planit Ahtisaari është e papranueshme”.
Por për zotin Serwer kjo është e papranueshme, pasi do ta ndante Kosovën në dy entitete dhe do ta bënte shumë të vështirë kualifikimin e saj për në BE.
“Duhet të ketë reciprocitet. Nëse Serbia nuk do polici dhe gjykata kosovare në Preshevë, nuk e kuptoj se pse e kërkon këtë për Veriun e Kosovës”.
Zoti Kesic thotë se duhet të ketë një kompromis dhe në kënvështrimin e tij Serbia i është afruar më shumë qëndrimit të Kosovës sesa anasjelltas. Ai thotë se koha po ikën dhe nëse BE-ja nuk arrin një marrëveshje, atëherë për shkak të zgjedhjeve në dy vendet do të krijohet një gjendje e ngrirë që mund të sjellë paqendrueshmëri.
“Unë parashikoj që vendimi për një datë për kandidaturën e Serbisë në BE të jetë pozitiv falë faktit që duhet të tregojnë përparim”.
Por zoti Serwer thotë se megjithëse zonja Ashton po bën të gjitha përpjekjet për një marrëveshje dhe Shtetet e Bashkuara po e përdorin ndikimin e tyre ndaj Prishtinës, Kosova, si vend sovran duhet ta marrë vetë vendimin për çka është e pranueshme dhe çfarë jo.
Nesër zonja Ashton i vazhdon këto përpjekje me vizita në Prishtinë dhe më pas në Beograd para raundit të ardhshëm të bisedimeve mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç më 20 mars.