Maqedoni: Debate për Buxhetin
Your browser doesn’t support HTML5
Në Maqedoni po zhvillohen debate lidhur me buxhetin e vitit 2013. Qeveria ka propozuar rreth 2.5 miliardë Euro, ndërsa Parlamenti duhet ta miratojë deri në fund të vitit. Por, partitë opozitare kanë paraqitur qindra amendamente të cilat e zvarrisin miratimin e buxhetit. Partitë opozitare shqiptare vërejnë se pushteti diskriminon zonat e banuara me shqiptarë duke ndarë një përqindje shumë të vogël për dallim prej shumës së taksave që mbledh nga shqiptarët e Maqedonisë.