Bisedimet me Beogradin
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, do të takohen të martën në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Teme kryesore e takimit të së martës, që është i treti me radhë, pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit.