Vazhdojnë protestat në Egjipt

Në Egjipt edhe sot kanë vazhduar protestat me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, të cilët kundërshtojnë një dekret të presidentit Muhamed Morsi, që i jep atij kompetenca të reja.

Presidenti egjiptian doli dje para Komisionit Juridik Suprem, ku tha se dekreti duhet të qëndrojnë në fuqi. Forcat speciale të policisë hodhën gaz lotsjellës, për shpërndarjen e protestuesve që qëllonin me gurë. Grupe të opozitës kërkuan anulimin e dekretit të zotit Morsi dhe e akuzojnë atë se po përpiqet të marrë pushtet diktatorial, sikurse paraardhësi i tij Hosni Mubarak.

Korrespondantja e Zërit të Amerikës në Kajro Elizabet Arrot tha se pritet që numri i protestuesve të rritet në ditët në vazhdim, edhe pse grupimi Vëllazëria Myslimane, përkrahëse e presidentit Morsi, e anuloi një portestën e vet. Është e qartë, tha korrespondentja Arrot, se Egjipti është shndërruar në një shoqëri të polarizuar.