Takim i udhëheqësve të Azisë Juglindore

Udhëheqësit e Azisë Juglindore po takohen në kryeqytetin Kamboxhias, Phnom Penh, për një samit që synon forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike, pavarësisht nga mosmarrëveshjet e tensionuara territoriale me Kinën.

Anëtarët e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore janë të ndara në lidhje me mënyrën e trajtimit të konfliktit kufitar në Detin e Kinës Jugore.

Kryeministri i Kamboxhias Hun Sen, vendi i të cilit tani drejton ASEAN-in tha se udhëheqësit ranë dakord që kjo çështje të mos ndërkombëtarizohet, dhe që negociatat të zhvillohen vetëm mes bllokut dhe Kinës, pa pjesëmarrjen e palëve nga jashtë.

Ai tha se do të kërkojë që ASEAN-i dhe Kina të fillojnë bisedimet sa më shpejt që të jetë e mundur mbi këtë çështje, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për një kod ligjor për parandalimin e armiqësive.