Lëvizja Vetvendosje kundërshton bisedimet me Serbinë

Në Kosovë, partitë opozitare u përfshinë në debate për shkak të qëndrimit të tyre kundruall procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Debati pasoi takimin e mërkurës në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Para fillimit të këtyre bisedimeve, kryeministri Thaçi siguroi mbështetjen e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kritikoi sot opozitën për mbështetjen e tyre.http://www.youtube.com/embed/SnkoR5lpEKU