Për shumë njerëz, votimi është një akt i rëndësishëm e gjithashtu i thjeshtë i detyrës qytetare
6 nëntori është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara - kulmi i një fushatë që ka zgjatur më shumë se një vit, dhe populli amerikan sot vendos se kush do të shërbejë si president dhe nënpresident i ardhshëm i vendit.
Votimi është një nga të drejtat dhe detyrat më të rëndësishme të qytetarit. Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre. Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.
Por ndërsa amerikanët gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin të drejtën e votës, qeveritë shtetërore i ndryshuan këto dispozita. Kushtetuta u përditësua në vitin 1870 për të mbrojtur të drejtat e skllevërve të sapo çliruar, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të votuar. Shtojca e 15 e Kushtetutës thekson se e drejta për të votuar nuk duhet të mohohet për shkak të racës apo ngjyrës së lëkurës.
Në vitin 1920, qeveritë shtetërore ratifikuan Amendamentin apo shtojcën e 19-të për garantimin e votës për gratë. Sepse disa shtete përdornin padrejtësisht listat e taksave, provimet e alfabetizmit dhe kufizime të tjera për të përjashtuar nga votimet pakicat. Kongresi amerikan miratoi Aktin e të drejtës së votës në vitin 1965. Ky akt fuqizoi zyrtarët federalë për të marrë përsipër regjistrimin e votuesve në disa juridiksione ku zyrtarët vendorë kishin diskriminuar votuesit e pakicave.
E drejta e votës u zgjerua më tej në vitet 1970. Mosha ligjore për të votuar në shumicën e shteteve ka qenë 21 vjeç. Amendamenti i 26-të vendosi që mosha ligjore për të votuar në të gjithë vendin të jetë 18 vjeç.
Sot shumica e amerikanëve të cilët mund të votojnë, e të bëjnë këtë. Për shumë njerëz, votimi është një akt i rëndësishëm e gjithashtu i thjeshtë i detyrës qytetare, që merret si e dhënë, por kryhet me krenari dhe seriozitetin e qëllimit. Edhe pse tani të njohura për amerikanët, zgjedhjet demokratike sot ende mungojnë në shumë pjesë të botës.
Demokracitë si kjo e Amerikës, janë themeluar në besimin se njerëzit kanë të drejtë dhe urtësi të vendosin se kush do t'i qeverisë ata. Siç e kanë treguar zgjedhjet e kaluara, pasi vendimi është marrë, amerikanët e respektojnë atë. Zgjedhjet e vitit 2012 pritet të jenë me rezultat nga më të ngushtët deri më sot, dhe me sfida e probleme të mundshme si ato në votimet e vitit 2000, mund të duhen ditë para se të dalë se kush ka fituar. Por siç ka thënë presidenti Abraham Linkoln, nuk mund të ketë ankesa të suksesshme ndaj një zgjedhjeje të drejtë, përveçse në zgjedhjet e ardhshme.