Albtelekomi, Shkoder
Your browser doesn’t support HTML5
100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë lidhet edhe me 100 vjetorin e krijimit të Telekomit shqiptar. Në këto 100 vjet, ky shërbim ka pësuar ndryshime të mëdha, duke ju përgjigjur zhvillimeve të teknologjisë. Albtelekomi shqiptar , me shërbimet e telefonisë dhe internetit, është shtrirë sot thuajse në çdo familje shqiptare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell në kronikën e tij përpjekjet që po bëhen në Albtelekomin e Rajonit të Shkodrës për përmirësimin e teknologjisë dhe shërbimeve.