Privatizimi i Albpetrolit

  • Arben Xhixho

Your browser doesn’t support HTML5

Albpetroli, firma e vetme shtetërore që shfrytëzon fushat e naftës në Shqipëri, është një nga pasuritë më të mëdha publike që po privatizohet. Firma fituese e tenderimit, koncorsiumi Vetro Energy, ka ofruar 850 milionë Euro për blerjen e Albpetrolit. Kjo firmë duhet të depozitojë tani në formë të pakthyeshme, 20 për qind të vlerës për të filluar negociatat me qeverinë shqiptare. Në këtë proces qeveria shqiptare ka marrë si këshilltar ligjor firmën amerikane Patton Boggs.