Kosovë: Shumica parlamentare braktis parlamentin

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, Parlamenti dështoi të arrijë ndonjë përfundim lidhur me debatet për procesin e privatizimit që u përshkua me përplasje jo vetëm ndërmjet pushtetit dhe opozitës por edhe brenda radhëve të koalicionit qeverisës. Partitë në pushtet braktisën punimet e sotme të Parlamentit për të pamundësuar miratimin e një mocioni të opozitës që kërkon pezullimin e privatizimit. Braktisja e seancës nxiti reagime të opozitës e cila vlerëson se me veprime të tilla po dëmtohet demokracia në Kosovë.