Jahjaga rreth bisedimeve me Serbinë

Your browser doesn’t support HTML5

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se Prishtina është e gatshme të bisedoje më Serbinë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por asnjëherë dhe me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës. Ajo i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë, në të cilën njoftoi për takimin ndërkombëtar të gruas, që do të mbahet këtë javë në Kosovë.