Banka Qendrore mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Tiranë Banka Qendrore tha sot se aktiviteti ekonomik i vendit pritet të jetë i ulët. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, guverntatori i Bankës Ardian Fullani tha se rritja ekonomike është e kushtëzuar nga rënia e konsumit dhe e investimeve private si dhe nga mungesa e stimujve fiskalë, si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria për të garantuar qëndrueshmërinë makroekonomike. Për shkak të një niveli shumë të ulët të të ardhurave, qeveria është detyruar të kufizojë shpenzimet dhe investimet.