Polemikat PD-PS
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri vazhdojnë polemikat e forta mes shumicës dhe opozitës për bllokimin e ligjit mbi Gjykatën e Lartë. Socialistët këmbëngulën edhe sot në komisionin e ligjeve se më parë duhej që shumica të zgjidhte politikisht bllokimin e reformës parlamentare, problemin mbi drejtimin e qarkut të Fierit dhe çështjen e fondeve për bashkitë që i përkasin asaj. Kërkesat e socialistëve u konsideruan nga përfaqësuesit e shumicës si pretekste për të bllokuar procesin e integrimit duke qenë se për ligjin për gjykatën e lartë ka një kërkesë të hapur nga Brukseli.