Kosovë, Autoritetet: Plan për integrimin e veriut
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, autoritetet e pushtetit thonë se janë duke përgatitur një plan për integrimin e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës. Ndonëse Kosova shënoi përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, autoritetet thonë se veprimet në veri, nuk mund të funksionojnë pa bashkërendim me institucionet ndërkombëtare.