Afganistan: Vriten 3 ushtarë të NATO-s

Kryengritësit në Afganistan kanë vrarë 3 ushtarë të NATO-s dhe dy civilë afganë në sulme të veçanta, ndërsa një goditje ajrore e NATO-s la të vrarë dhjetëra ekstremistë të Talebanit në lindje të vendit.

NATO tha se tre ushtarët e koalicionit u vranë sot nga një shpërthim bombe në Afganistanin lindor. Njoftimi nuk përfshinte hollësi të mëtejshme.

Në një sulm tjetër, kryengritësit hapën zjarr ndaj një familjeje afgane në një varrezë në qytetin jugor Lashkar Gah, duke vrarë dy vetë dhe duke plagosur 7 të tjerë, përfshirë edhe gra e fëmijë. Afganët kishin shkuar për të vizituar varrezat e të afërmve me rastin e Fitër Bajramit.