Kosovë, Zyra e qeverisë në veri
Your browser doesn’t support HTML5
Shefja e zyrës administrative në veri të Mitrovicës, e themeluar nga qeveria e Kosovës, Adriana Hoxhiç, i tha sot Zërit të Amerikës se kërcënimet ndaj punonjësve të saj mund të dëmtojnë në radhë të parë interesat e qytetarëve të veriut. Ajo tha se zyra administrative nuk është kërcënim për institucionet tjera që veprojnë në veriun e banuar me shumicë serbe, por synon lehtësimin e jetës së qytetarëve të asaj zone.