Drews: Barrikada simbol i ndarjeve

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, komandanti i forcave të KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews, tha sot në Mitrovicë se barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër, është simbol i ndarjeve në një qytet që mund të bashkëjetojë. Gjatë një vizite në qytetin e ndarë në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare, ai bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.