LDK për respektim të marrëveshjes për Presidenten
Your browser doesn’t support HTML5
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se partia e tij ngul këmbë në zbatimin e marrëveshjes politike të pranverës së vitit 2011, që çoi në emërimin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Ai tha se zbatimi i saj është kusht për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformimin e sistemit zgjedhor që ishin pjesë e marrëveshjes. Zbatimi i marrëveshjes u vu në pikëpyetje pas gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese se shkurtimi i mandatit të presidentes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.