Presidenti Topi viziton Kosovën

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë, presidenti Shqipërisë, Bamir Topi, tha sot se Tirana mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë e saj tokësore, duke hedhur poshtë çdo ide të ndarjes së saj. Presidenti Topi po qëndron për një vizitë dyditëshe në Kosovë me ftesën e presidentes Atifete Jahjaga, e cila tha se Kosova dhe Shqipëria kanë synime të përbashkëta për paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit, si dhe integrimin e tij në strukturat euroatlantike.