Përleshje në veri të Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, dy pjesëtarë të forcave të NATO-s dhe tre qytetarë serbë janë plagosur sot gjatë përleshjeve që shpërthyen pas një operacioni të trupave të KFOR-it për të larguar një nga barrikadat e vendosura nga serbët në zonë. Një zëdhënës i KFOR-it tha se ushtarët u plagosën kur turmat e serbëve sulmuan paqeruajtësit, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba gome.