Përfaqësues të institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë, thanë sot se do të luftojnë pa kompromis kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin. Komentet e tyre pasuan arrestimin e një pjesëtari të komunitetit serb në veri, në kuadër të hetimeve nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar. Ky arrestim u kundërshtua nga udhëheqësit e serbëve në veri, të cilët kundërshtojnë çdo përpjekje për vendosjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.