Lidhje

Çel një zog shqiponje në Uashington


Një banor i ri i është shtuar Uashingtonit – një zog shqiponje që doli sot nga veza në orën 8:30. Çelja e zogut u regjistrua nga Fondacioni i Shqiponjës Amerikane, një shoqatë e krijuar për të ndekur mbarëvajtjen e çiftit të shqiponjave, që ka vënë edhe në kamera në çerdhen e zogjve.

Është diçka e rrallë të shohësh shqiponja kokë-bardha në këtë zonë, e aq më e rrallë që një çift shqiponjash të zgjedhin të ndërtojnë fole në kryeqytetin e vendit. Zogjtë i tërhoqi në 2014 mjedisi i gjelbër dhe i qetë i Parkut Botanik të kryeqytetit ku zgjodhën një plep për të ndërtuar folenë. Menjëherë sapo çifti u diktua nga punonjësit e parkut, ambjentalistët u fiksuan pas tyre, duke i pagëzuar me emrin Zoti President dhe Zonja e Parë. Ka mbi një muaj që dashamirësit e çiftit presin të çelin vezët. Të mërkurën u vërejt çarja e parë e guackës dhe sot, një lëmsh ngjyrë të murrme, siç shkruhet në Shoqatën e Shqiponjës Amerikane, shihet duke lëvizur në fole.

Helmet, sidomos DDT-ja që përdoret për zhdukjen e minjve dhe gjallesave të tjera që dëmtojnë bujqësinë ishin shkatërrimtare për shqiponjat në Shtetet e Bashkuara. Me ndalimin e disa kimikateve dhe masat mbrojtëse, popullata e shqiponjave po shtohet gradualisht.

XS
SM
MD
LG