Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

16:37 7.11.2012
Presidenti Barack Obama doli fitimtar nga zgjedhjet e djeshme presidenciale përkundrejt rivalit të tij republikan Mitt Romney. Pas numërimit të 84 përqind të votave, Presidenti Obama kryeson me më pak se 1 përqind 49.6 ndaj 48. 9 të kandidatit republikan Mitt Romney. Zoti Obama shënoi fitore në shtetet e pavendosura, por votat elektorale, nga ana tjetër i dhanë atij një fitore të thellë, ai siguroi 303, nga 270 të nevojshme.
14:17 7.11.2012
Ndërsa disa vende të Kongresit ndryshuan me votimet e djeshme, balanca e pushtetit mes Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve mbetet thuajse e njëjtë. Në Senat, demokratët siguruan të paktën një vend më tepër, ndërsa republikanët humbën një vend, që do të thotë se Senati në vitin 2013 do të ketë të paktën 51 demokratë, të paktën 44 republikanë dhe të paktën dy të pavarur.

Tre vende ende nuk janë vendosur. Demokratët siguruan fitore të rëndësishmenë garën për në Senat. Në shtetin e Massachusetsit, kandidatja demokrate Elizabeth Warren mundi senatorin republikan Scott Brown. Demokratët po ashtu fituan shtetin e lëkundur të Virginias, ku ish-guvernatori demokrat Tim Kaine fitoi ndaj ish-guvernatorit republikan George Allen.

Në Ohio, senatori demokrat Sherrod Brown mundi t’i rezistojë sfidës së republikanit Josh Mandel. Demokratët po ashtu siguruan një vend të ri në shtetin e Indianës, ku ligjvenësi Joe Donnelly mundi republikanin Richard Mourdock. Gara tërhoqi vëmendje të madhe kombëtare, pasi Mourdock bëri disa komente të debatueshme lidhur me përdhunimin dhe abortin.

Një tjetër kandidat republikan, i cili bëri komente të debatueshme, kongresmeni Todd Akin, po ashtu humbi në Mizuri garën me kandidaten demokrate, senatoren Claire McCaskill. Demokratët po ashtu ruajtën fitoren në Florida, ku kandidati Bill Nelson mundi republikanen Connie Mack, ndërsa në Maine, kandidati i pavrur Angus King fitoi vendin e lënë bosh nga senatorja republikane Olympia Snowe.

Kur ende 31 nga të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk janë vendosur, sipas parashikimeve, pak ndryshime do të ketë në Kongres. Aktualisht republikanët kanë 228 vende, ndërsa demokratët deri tani kanë siguruar 176 vende. Përfaqësuesi republikan i Ohios, John Boehner, mundet që ta ruajë postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
14:16 7.11.2012
Mbështetësit e legalizimit të martesës për homosoksualët dhe ata që mbështesin legalizimin e përdorimit të mariuhanës kanë shënuar fitore në votimet e së martës në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Shteti verilindor i Meinit dhe ai i Merilendit u bënë të parat që miratuan propozimin për legalizimin e martesave të homoseksualëve përmes votës popullore. Gjashtë shtete amerikane dhe kryeqyteti, Uashingtoni, kanë miratuar ligje për legalizimin e martesave e homoseksualëve, por miratimi i tyre është bërë përmes ligjvënësve ose gjykatave.

Këto ishin votimet e para popullore për legalizimin e martesave të homoseksualëve që kur presidenti Barak Obama njoftoi mbështetjen e tij për legalizimin e tyre në fillim të këtij viti.
Martesa mes homoseksualëve ishte një prej çështjeve në fletëvotim edhe në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit, ndërkohë që Minesota po voton për një propozim për ta ndaluar me kushtetutë martesën me homoseksualëve.

Shtetet e Uashingtonit dhe Kolorados miratuar gjithashtu legalizimin e prodhimit, shitjes dhe përdorimrit të mariuhanës për përdorim personal. Por miratimi i këtyre propozimeve bie ndesh me ligjin federal i cili e ndalon përdorimin e kësaj droge.

Merilendi ka miratuar edhe nismën për të lejuar imigrantët e paligjshëm të paguajnë për studimet si studentë tjerë që jetojnë brenda shtetit.

Në total, votuesit amerikanë kanë votuar për më shumë se 170 propozime të hedhura në fletëvotime në 50 shtetet amerikane. Propozime të tilla në përgjithësi hidhen në fletëvotime kur një numër i mjaftueshëm votuesisht nënshkruajnë peticione në mbështetje të tyre.
13:42 7.11.2012
Udhëheqësit botërorë po dërgojnë urimet e tyre për presidentin amerikan Barak Obama, i cili fitoi një mandat të dytë në një garë të fort me sfiduesin republikan Mitt Romney.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun tha se ai "ngrohtësisht uron" zotin Obama dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin "në frymën e partneritetit të qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara." Ai vuri në dukje disa nga sfidat që shtrihen përpara - duke përfshirë përfundimin e gjakderdhjes në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aleanca strategjike mes Izraelit dhe Shteteve të bashkuara është më e forte se kurrë dhe do të vazhdojë të punojë me presidentin Obama. Zoti Netanyahu është një mik i ngushtë me zotin Romney, sfiduesin e presidentit.

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram zotit Obama me urimet e tij, ndërsa zëdhënësi i zotit Putin tha se presidenti e priti lajmin “me shumë pozitivitet”.

Kryeministri britanik David Cameron dërgoi një tweet me urime të përzemërta dhe tha se pret të vazhdojë punën me presidentin. Por në një vizitë në Jordani sot, zoti Cameron u tha gazetarëve se zoti Obama ka nevojë të bëjë më shumë për të ndihmuar në fundin e luftës civile në Siri.

Udhëheqësit në Kenia, vendi i të jatit të zotit Obama vlerësuan rizgjedhjen e presidentit.

Gjyshja e zotit Obama jeton në fshatin Kogelo ku ajo dhe banorë të tjerë festuan rezultatin e zgjedhjeve. Ajo u tha gazetarëve se beson se rizgjedhja e nipit të saj u rizgjodh pasi ai ka kapacitetin të dojë të tjerët. Dhe ashtu siç do gjyshe do të kërkonte nga nipi i saj, ajo i kërkoi zotit Obama të bënte më të mirën.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG