Zëri i Amerikës ka hedhur poshtë akuzat kineze se agjencia inkurajon protestuesit tibetianë t’i vënë zjarrin vetes.
Akuzat u ngritën nga gazeta zyrtare China Daily dhe nga stacioni shtetëror televiziv CCTV. Drejtori i Zërit të Amerikës, Dejvid Ensor tha se akuzat janë krejtësisht të reme dhe u bëri thirrje China Daily dhe CCTV t’i tërheqin ato.
CCTV përfshiu një segmentet në programet e tij që tregonte një burrë në spital, i identifikuar si tibetian, i cili u përpoq të vetëdigjej, por nuk ia arriti. Personi u citua të kishte thënë se i vuri zjarrin vetes pasi pa programet e Zërit të Amerikës që i tajtonin ata që i vinin zjarrin vetes si heronj.
Drejtori i Zërit të Amerikës, Dejvid Ensor, tha se akuzuat janë “krejtësisht të reme” dhe shtoi se djegia e njeriut është një akt tragjik dhe një shenjë e presionit psikologjik në Tibet.
“Ne njoftojmë për akte të tilla, por në asnjë mënyrë nuk i inkurajojmë ato”, tha zoti Ensor.
Ai theksoi gjithashtu se CCTV akuzoi Zërin e Amerikës se përdor kode sekrete për t’u dërguar njerëzve mesazhe në Tibet sipas udhëzimeve të udhëheqësit shpirtëror tibetian, Dalai Lama, një akuzë që zoti Ensor e quajti “absurde”.
Edhe shefi i shërbimit tibetian të Zërit të Amerikës, Losang Gyatso, i hodhi poshtë akuzat se lajmet e Zërit të Amerikës ishin të influencuara nga Dalai Lama apo qeveria tibetiane në mërgim. Ai theksoi se lajmet e redaksisë tibetiane shpesh paraqesin edhe pikpamjet e zyrtarëve kinezë.
Zëri i Amrikës ka mbuluar gjerësisht rastet e rreth 100 tibetianëve që i kanë vënë zjarrin vetes që nga viti 2009.