Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjen e Narkotikëve dhe forcimit të sundimit të ligjit në nivel ndërkombëtar, David Johnson, tha sot në Prishtinë Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj një Kosove të pavarur, që do të jetojë në paqe me fqinjët dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë. Por, ai tërhoqi vëmendjen se integrimet dhe përparimi i vendit varen nga forcimi i sundimit të ligjit.