Udhëheqësit botërorë po dërgojnë urimet e tyre për presidentin amerikan Barak Obama, i cili fitoi një mandat të dytë në një garë të fort me rivalin e tij republikan Mitt Romney.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun tha se ai "ngrohtësisht uron" zotin Obama dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin "në frymën e partneritetit të qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara." Ai vuri në dukje disa nga sfidat që shtrihen përpara - duke përfshirë përfundimin e gjakderdhjes në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Kryeministri britanik David Cameron dërgoi një tweet me urime të përzemërta dhe tha se pret të vazhdojë punën me presidentin. Por në një vizitë në Jordani sot, zoti Cameron u tha gazetarëve se zoti Obama ka nevojë të bëjë më shumë për të ndihmuar në fundin e luftës civile në Siri.
Presidenti i Franës Francois Hollande i tha zotit Obama se rizgjedhja e tij përbën "një zgjedhje të qartë" në favor të një Amerike të "hapur, të bashkuar dhe plotësisht të angazhuar" në botë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aleanca strategjike mes Izraelit dhe Shteteve të bashkuara është më e forte se kurrë dhe do të vazhdojë të punojë me presidentin Obama. Zoti Netanyahu është mik i ngushtë me zotin Romney.