Lidhje

SHBA ngre akuza ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange


Organizata WikiLeaks njoftoi se ndaj themeluesit të saj Julian Assange janë ngritur akuza nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në Twitter WikiLeaks shkruante se lajmi rreth akuzave ndaj zotit Assange ishte zbuluar "aksidentalisht" në një dokument të plotësuar nga gjykata e Virxhinias, për një çështje që nuk kishte të bënte me të.

Zoti Assange është përgjegjës për publikimin në WikiLeaks qindra mijëra dokumenteve sekrete, që shkaktuan zemërimin e qeverive në mbarë botën.

Ai jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mbështës dhe kundërshtarë të qëndrimit të tij në ambasadë, organizuan protesta jashtë godinës qeveritare në kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.

Kërkesa e tij për azil u miratua, gjë i shmangu ekstradimin në Suedi, ku Julian Assange do ballafaqohej me pyetje lidhur me akuzat për krime seksuale, cilat ai i ka mohuar.

Autoritetet suedeze e mbyllën hetimin rreth një vit parë, por zoti Assange, i cili ishte liri me kusht kur hyri ambasadë, rrezikon arrestohet nga autoritetet britanike për shkelje kushteve, nëse largohet nga përfaqësia diplomatike e Ekuadorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG