Lidhje

Westerwelle kërkon më shumë njohje për Kosovën


Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle u zotua sot në Prishtinë se vendi i tij do të mbështesë Kosovën për të siguruar sa më shumë njohje ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Prishtinë në ditën e fundit të vizitës së tij në rajon, ministri gjerman u bëri thirrje edhe pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë sa më parë. Ministri Westerwelle shkoi në Prishtinë nga Beogradi, ku kishte kërkuar nga autoritetet serbe të pranojnë faktin se pavarësia e Kosovës është realitet.

XS
SM
MD
LG