Megjithë paralajmërimet e ashpëra nga qeveria për ndalimin e protestave në Venezuelë, të dielën në rrugët e Karakasit shpërtheu dhuna, ndërsa vendi votonte për një masë të debatueshme për ndryshimin e kompetencave të asamblesë kushtetuese.
Presidenti Nicolas Maduro pati thënë se cilido që do të shkelte vendimin për ndalimin e protestave deri të martën, do të përballej me deri në 10 vjet burg.
Venezuelianët votojnë për Asamblenë Kushtetuese me 545 anëtarë, që do të ngarkohet me detyrën e rishkrimit të Kushtetutës së vendit.
Televizioni shtetëror dha sot pamje të presidentit Maduro duke votuar në një qendër votimi në Karakasin perëndimor.
Kritikët thonë se kandidatët në votime janë vetëm përkrahës të Presidentit dhe se ata mund ta rishkruajnë Kushtetutën, në mënyrë që ai të qëndrojë në pushtet për një kohë të pacaktuar.
Opozita ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, gjë që bën të mundur që të votojnë vetëm përkrahësit e Presidentit. Opozita thotë se votimet janë farsë dhe bënë thirrje për demonstrata.
Facebook Forum