Në Venezuelë kohët e fundit janë zhvilluar protestat më të mëdha që nga vdekja rreth një vit më parë e udhëheqësit Hugo Chavez. Inflacioni i lartë, krimet e dhunshme dhe mungesa kronike e mjeteve bazë të jetesës, janë duke shkaktuar mes popullsisë një indinjatë, që është duke e përçarë vendin:
Protesuesit anti-qeveritarë goditën me gurë në qytetin verior të Valencias, ndërsa policia ju kundërpërgjigj me plumba gome.
Në kryeqytetin Karakas, gratë venezueliane dolën nëpër rrugë, ndërsa fermerët protestonin nëpër mitingje rivale, paqësore.
Sot Venezuela është një vend i ndarë, në të ashtuqujturit Chavista të Presidentit Nicolas Maduro nga njëra anë.
“Ne do të përleshemi kur ju na e kërkoni një gjë të tillë, me sfurka dhe me fshesa, me gjithë shpir, me thirrje tona, jetë të gjatë Chavez!"
… Dhe nga ana tjetër, një lëvizje masive anti-qeveritare.
"Siç e dimë, të rinjtë këtu kanë një ardhme të pasigurt dhe ne thjesht jemi duke protestuar kundër pasigurisë në të cilën venezuelianët jetojnë çdo ditë; ne protestuam dje dhe këtë gjë do ta bëjmë edhe nesër, edhe pasnesër…”
Gerver Torres është specialist për Amerikën Latine me organiztaën Gallup. Ai thotë se të dhënat nga anketimet në vitin 2012, tregojnë se venezuelianët kanë përjetuar një keqësim të konsiderueshëm të cilësisë së jetës.
"Në se i hedhim një vështrim shifrave, treguesve ekonomikë dhe socialë, gjendjes së infrastrukturës në Venezuelë, është shumë e lehtë të arrish në përfundimin se njerëzit kanë shumë arsye dhe nga më të ndryshmet, për të protestuar. Madje do të ishte çudi, në se ata nuk do ta bënin një gjë të tillë.”
Mark Weisbrot, një nga drejtuesit e Qendrës për Studime Politike dhe Ekonomike në Washington, mendon ndryshe.
Ai thotë se opozita e Venezuelës nuk mund të fitojë përmes votimeve, prandaj është duke protestuar dhe ai pranon se ka “një lloj legjitimiteti” bazuar tek krime në rritje të vendit, inflacioni i theksuar dhe mungesat kronike.
"Por kjo nuk është shkaku i kësaj lëvizjeje, sepse njerëzit që i kanë këto probleme dhe ata që protesojnë kundër këtyre problemeve, nuk janë duke e udhëhequr këtë lëvizje. Kërkesat e protestuesve janë që presidenti të largohet nga pushteti.”
Kanë kaluar më tepër se tre javë, që nga fillimi i protestave. Opozita e Venezuelës i refuzoi bisedimet për krizën që i kërkoi qeveria, në përpjekje për t’u dhënë fund trazirave që shkaktuan 14 të vrarë. Tani për tani, ka pak shenja se protestat mund të qetësohen.