Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka ndërmarrë sulme kibernetike kundër saj, pasi disa faqe elektronike shtetrore të Phenianit patën shkëputje në fillim të javës. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut fajësoi sot Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për ato që i quajti "sulme virusale të përqëndruara dhe të vazhdueshme" gjatë disa ditëve të fundit. Ndërkohë, Trupa ushtarake koreano-jugore dhe amerikane rifilluan stërvitjen e përbashkët sot, në klimën e tensioneve në rritje me Korenë e Veriut.
Një instruktor amerikan thotë se ajo që po mësojnë trupat në simulimet e lojrave kompjuterike të luftës, mund të përdoret kudo në botë.
“Megjithëse sistemi i simulimit të betejës ka mision përtej gadishullit korean, përparësia e mbështetjes është këtu me forcat që kanë përgjegjësinë për mbrojtjen e Republikës së Koresë”.
Zëdhënësi i mbrojtjes i Koresë së Jugut tha se ata po vëzhgojnë veprimet e Koresë së Veriut.
“Ne gjithmonë ndjekim me vëmendje provokimet e mundshme të Koresë së Veriut dhe jemi të përgatitur t’u përgjigjemi atyre. Megjithatë, provokimet rajonale ndryshojnë nga një luftë masive. Do t’u duhej një kohë e gjatë që përgatiteshin për një luftë të vërtetë”.
Dje televizioni shtetëror i Koresë së Veriut transmetoi video të udhëheqësit të vendit Kim Jong Un duke vëzhguar operacione stërvitore ushtarake. Pamjet tregonin zotin Kim të drejtonte stërvitjen, duke e ndjekur atë me dylbi dhe duke folur me zyrtarët.
Koreja e Veriut ka paralajmëruar për luftë bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara dhe ka bërë një sërë kërcënimesh kundër Jugut, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione për provën e saj të fundit bërthamore.