Administrata Trump po e shtyn Statusin e Mbrojtjes së Përkohëshme, të njohur me inicialet TPS, për 7 mijë sirianë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
TPS i lejon imigrantët dhe refugjatët të jetojnë në kushte të sigurta në Shtetet e Bashkuara, përsa kohë që kushtet jetesës në vendin e tyre janë të rrezikshme që ata të kthtehen.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen tha të mërkurën në mbrëmje se ky vendim u mor për shkak se në Siri konflikti i armatosur vazhdon.
Sipas ligjit amerikan, Statusi i Mbrojtjes së Përkohëshme rishikohet çdo 18 muaj.
Administrata Trump është ndeshur me kritika të ashpëra pas njoftimeve të kohëve të fundit, që do t’i jepet fund programit TPS për refugjatët nga
Haiti dhe El Salvadori – dy vende të shkatërruara nga tërmetet në dekadat e fundit.
Facebook Forum